Sulmuesi i Manchester City në planet e Barcelonës

Sulmuesi spanjoll i Manchester City, Ferran Torres duket se do të jetë objektivi kryesor i Barcelonës gjatë afatit kalimtar të Janarit.

Lajmi është bërë i ditur përmes mediumit goal.com

Gjigantët spanjollë larguan Lionel Messin dhe Antonio Griezman për shkak të problemeve financiare që kishte klubi.

Barcelona nuk ka fonde të mjaftueshme për të bërë transferime gjatë Janarit por që Torres mbetet njëri ndër objektivat kryesor të klubit blaugranas.

Barcelona po mendon edhe renovimin e kontratës së Dembelesë.

Po ashtu edhe presidenti Laporte është shprehur se Xavi ka kërkuar transferime.

“Xavi na ka kërkuar të përforcojmë skuadrën dhe ne do të përpiqemi ta bëjmë këtë, por për momentin nuk kemi një diferencë rroge për ta bërë këtë”, thotë Laporte.

Problemet në sulm nuk kanë të ndalur te Barcelona dhe këto transferime shihet si shpëtim për sulmin e Barcelonës.