Sulmuesi i Ballkanit shënon super gol nga gjuajtja e lirë (VIDEO)

Skuadra e Ballkanit, sot ka zhvilluar një ndeshje miqësore ndaj skuadrës nga Polonia, FC Jagiellonia, ndeshje e cila ka përfunduar me rezultat të barabartë 3-3.

Në këtë ndeshje për skuadrën nga Suhareka, kanë shënuar Arbër Prekazi, Arbër Hoxha dhe Albin Berisha.

Goli më i mirë i ndeshjes u shënua nga sulmuesi anësor Arbër Hoxha nga gjuajtja e lirë.

Ballkani ka publikuar golin e realizuar nga Arber Hoxha.