Agim Ademi, kryetar i FFK-së. Foto: Kallxo.com

Sulmohet fizikisht kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës

Sot gjatë ditës është sulmuar fizikisht kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti – Haziraj

‘’Rreth orës 11:00, jemi njoftuar për një sulm fizik në parkun e Gërmisë, ku lëndime trupore ka pësuar një person. Nga ana e policisë është nisë një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast’’, ka thënë ajo për KALLXO.com.

KALLXO.com ka provuar të kontaktojë edhe me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi por që i njëjti nuk ka pasur qasje në telefon.

Rasti po vazhdon të hetohet nga ana e organeve të rendit.

KALLXO.com do t’iu mbajë të informuar lidhur me ketë rast.