Suarez për largimin nga Barcelona: Ata më thanë se isha i vjetër dhe nuk mund të luaj më në nivel të lartë

Luis Suarez u largua nga Barcelona në verën e vitit 2020, pasi nuk ishte i dëshirueshëm në te katalunasit.

Uruguaiani ishte për gjashtë vite pjesë e Barcelonës duke u shndërruar në një ikonë te klubi katalunas.

Largimin e tij nuk e priti mirë Lionel Messi, pasi ishin të lidhur shumë njëri me tjetrin si në aspektin sportiv po ashtu edhe në atë familjar.

Suarez ka folur për gazetën franceze “France Football”, duke treguar se Barcelona i kishin thënë se ishte plakur dhe nuk mund të luante në nivele të larta.

“Ajo që më bezdisi vërtet kur më thanë që isha plakur dhe se nuk mund të luaja më në nivelin e lartë, se nuk mund të luaja në nivelin e një ekipi të madh. Kjo ishte ajo që më shqetësoi”, ka thënë Suarez në një intervistë për “France Football”.

Ai ka treguar se Barcelona e kishte dëbuar pa pasur konsideratë ndaj tij.

“Barcelona më dëboi, ata më thanë se nuk më kishin në planet e tyre. Një pyetje tjetër është nëse keni akoma një kontratë shumë-vjeçare dhe klubi dëshiron t’ju shesë. Por klubi tregoi se ata nuk më donin gjithsesi. Ata thjesht nuk më donin më. Unë meritoja një farë respekti”, ka zbuluar 34 vjeçari.

Ish-sulmuesi i Liverpoolit ka treguar se në bazë të stastikave ishte në nivel të lartë e jo i ‘plakur’ siç i kishin thënë zyrtarët e klubit të Barcelonës.

“Nëse nuk do të kisha treguar asgjë në Barcelonë për tre ose katër sezone do ta kisha kuptuar. Por unë kam shënuar më shumë se 20 gola në çdo sezon. Unë gjithmonë kam pasur statistika të mira, isha pas [Lionel] Messit. Kam arritur një nivel të caktuar në Barcelonë për gjashtë vjet dhe bëra atë që pritej nga unë”, ka thënë uruguaiani.

Suarez ka treguar se ishte larguar nga Barcelona përmes njoftimit nga telefoni nga Roland Koeman.

“Unë nuk do të isha i lumtur atje ku njerëzit nuk më dëshironin, por ky ndryshim [nënshkrimi për Atletico ] ishte i mirëpritur pas gjithçkaje që kisha përjetuar në Barcelonë dhe për shkak të mënyrës se si u largova [telefonata nga Koeman për t’i thënë atij se ai nuk ishte në planet e tij], ” ka thënë Suarez për largimin e tij.

34 vjeçari është duke kaluar në formë të lartë në këtë sezon duke i shënuar 16 gola dhe 2 asistime në La Liga nga 20 paraqitje.