Steven Gerrard pritet të kthehet përsëri në Angli

Ish-kapiteni legjendar i Liverpool, Steven Gerrard, pritet që të rikthehet përsëri në Angli por kësaj radhe në rolin e trajnerit.

Ai pritet që shumë shpejt të emërohet edhe zyrtarisht në postin e trajnerit të ekipit, Aston Villa, raporton Daily record.

Steven Gerrard është trajner i Rangers dhe Aston Villa janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e tij të lirimit në mënyrë që ai të marrë drejtimin e skuadrës angleze.

Gjatë karrierës së tij si futbollistë profesionist , Gerrard ka lujatur për Livepool ndërsa stinorin e tij të fundit si futbollist e kaloi tek klubi Los Angeles Galaxy në Ligën Amerikane të futbollit.