Sterling mund të kthehet në Liverpool

Sulmuesi anësor anglez, Raheem Sterling mund të ndërroj ambient gjatë merkatos së verës.

Sterling konsiderohet si njëri prej sulmuesve më të mirë në tregun e futbollistëve.

Manchester City mund të mbetet jashtë Ligës së Kampionëve, për sezonin tjetër, pasi është dënuar nga UEFA, për shkelje të rregullores së Fair- Play-t, financiar.

Mbetja jashtë Ligës së Kampionëve, mund t’i kushtoj Cityt, pasi mund të mbetet pa Sterlingin.

Gazeta e njohur franceze “L’Equipe”, shkruan se 25 vjeçari mund t’i befasoj të gjithë duke u kthyer te Liverpooli në merkaton e verës.

Sterling u transferua në City nga Liverpooli në vitin 2015.