Sterling: Mos më flisni për Ronaldon dhe Messin

Sulmuesi anglez i Manchester Cityt, Raheem Sterling, është duke kaluar në formë të mirë në sezonet e fundit.

Ylli anglez, shihet si njëri prej lojtarëve që mund ta fitoj Topin e Artë në të ardhmen.

Bile, analistët e futbollit për 24 vjeçarin mendojnë se mund ta zërë vendin e Lionel Messit dhe Cristiano Ronalods.

Por, vet anglezi nuk është i kënaqur me këto krasime.

Sterling ka thënë se një lojtar si Messi, lind vetëm një herë, ai ka thënë që mos ta krahasojnë atë me Ronaldon e Messin.

“Një si Messi lind një herë të vetme. Nëse do të shënoja 50 apo 60 gola në sezon për 15 vite, atëherë mund të flsinim për një gjë të tillë. Tani për tani, mos më flisni për Ronaldon dhe Messin”, ka thënë Sterling në një intervistë për “Four Four Two”.

Anglezi thotë se nëse arrin që edhe për 10 ose 15 vite të qëndroj në këto nivele, atëherë ai mund të krahasohet me Ronaldon e Messin.

“Është një proces i gjatë, por unë po rritem dhe dua që statistikat e mia të përmirsohen me mua, vit pas viti. Nëse pas 10 ose 15 vitesh do të jem akoma në këto nivele, atëherë do të mund të flasim përsëri në lidhje me këtë çështje”, ka theksuar ai.