Stefano Pioli: Milan është një klub i shkëlqyeshëm, ndër më prestigjiozët në botë

Milan sot e ka zyrtarizuar trajnerin e ri, ai është Stefano Pioli, i cili ka ardhë në vend të Marco Giampaolos i cili u shkarkua dje.

Pioli ka thënë se është entuziast që e ka marrë postin e ri.

Ai ka shtuar se Milan është një klub i shkëlqeyshëm.

“Jam shumë entuziast. Milani është një klub i shkëlqyeshëm, ndër më prestigjiozët në botë. Me pasion dhe bindje për të punuar mirë sepse është një skuadër e shkëlqyeshme me cilësi të mëdha dhe me këtë menaxhim që tregoi besim tek unë”, ka thënë fillimisht Pioli.

Italiani i pyetur për pakënaqësinë e tifozëve me ardhjen e tij te Milan, ka thënë se i respekton ata dhe kanë të drejtë të kritikojnë.

“Unë i respektoj tifozët, ata kanë të drejtë të kritikojnë. Për mua është një motiv shtesë. Do të duhet të punojmë në fushë dhe në nivelin mendor. Këto do të jenë një 10 ditë e rëndësishme”, është shprehur Stefano Pioli.