Statistika dhe kuriozitete para takimit Inter – Juventus

Inter dhe Juventusi do të përballen për hërë të dytë brenda sezonit 2020/2021, sot në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Italisë, në stadiumin “Guiseppe Meazza”.

Interi kishte fituar me rezultat 2-0, ndaj Juventusit në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të Serie A.

Ndeshja e sotme do të jetë e rëndësisë tjetër, pasi luhet për Kupën e Italisë.

Gjysmëfinalja do të luhet me ndeshje vajtje-ardhje.

Ndeshja e parë luhet sot, kurse e kthimit më 9 shkurt në Torino.

Interi në këtë ndeshje nuk mund të llogarisë në D’Ambrosion për shkak të lëndimit dhe Lukakun e Hakimin, për shkak të kartonëve.

Kurse, Juventusit do t’i mungojnë Paulo Dybala dhe Aaron Ramsey për shkak të lëndimit.]

Më poshtë mund t’i lexoni disa kuriziotete dhe stastika për ndeshjen Inter – Juventus:

Inter dhe Juventus janë përballur 31 herë në Kupën e Italisë, me një bilanc që sheh Juventusin në avantazh me 14 fitore kundrejt 10 të ekipit zikaltër dhe 7 barazime.

Inter dhe Juventus janë përballur katër herë në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, në sezonet 1937/38, 1982/83, 2003/04 dhe 2015/16: Juve ka kaluar në finale në të katërta herët.

Në 27 vitet e fundit, Inter ka arritur vetëm një herë të fitojë dy ndeshje rresht kundër bianconerëve në të njëjtin sezon në të gjitha kompeticionet: në 2009/10 me Jose Mourinho-n në stol.

Juventus i ka kaluar gjysmëfinalet në të pesë herët e fundit që ka marrë pjesë në këtë kompeticion, hera e fundit që është eliminuar në këtë fazë të Kupës së Italisë daton në sezonin 2012/13 kundër Lazios.

Si Inter ashtu edhe Juventus janë skuadrat të cilat e kanë ndeshur më shumë njëra-tjetrën në këtë fazë (31 herë) në historinë e Kupës së Italisë.

Inter ka fituar tre nga katër sfidat e fundit në Kupën e Italisë kundër Juventusit.