St. Paul nuk e lejon Leart Paqaradën t’i bashkohet Kosovës për tri ndeshjet e ardhshme

Bernard Challandes do të ketë kokëçarje edhe për tri ndeshjet e ardhshme, pasi është konfirmuar edhe mungesa e dytë pas Milot Rashicës.

Skuadra gjermane, St.Paul, ka konfirmuar se mbrojtësi i majtë, Leart Paqarada, do t’i mungojë Kosovës për tri ndeshjet e ardhshme, në miqësoren ndaj Shqipërisë më 11 nëntor dhe dy ndeshjet e fundit në kuadër të Grupit 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve kundër Sllovenisë, më 15 nëntor në Lubjanë dhe Moldavisë, më 18 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Paqarada do të qëndrojë në Hamburg pas konsultimeve me zyrtarët e klubit”, thuhet në njoftimin e klubit gjerman.

Kujtojmë se edhe Werder Bremen nuk e ka lejuar Milot Rashicën që t’i bashkohet Kosovës.

Mbetet të shihet se a do të ftojë ndonjë lojtarë tjetër Bernard Challandes, për t’i zëvendësuar Rashicën dhe Paqaradën.