Spinazzola largohet nga kampi i Italisë me lot në sy (VIDEO)

Italia arriti ta mposht Belgjikën 2-1, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të “Euro 2020”.

Italianët nuk e përmbyllen ndeshjen mirë, pasi Leonardo Spinazzola u lëndua duke e lën fushën me barela pas lëndimit që pësoi në thembër e që pritet ta lërë jashtë fushave për disa muaj.

Spinazzola gjatë ditës së sotme u përshëndet me bashkëlojtarët e tij dhe është larguar nga kampi i Italisë me lot në sy.

Kujtojmë që Spinazzola ishte njëri prej lojtarëve më të dalluar në këtë kampionat deri në fazën e çerekfinaleve duke qenë titullar i padiskutueshëm.

Italia në gjysmëfinale do të luajë ndaj Spanjës.