Spikeri i West Hamit i ngatërron David Luizin me Guendouzin (FOTO)

Arsenal dje shënoi një fitore të rëndësishme ndaj West Hamit, në Premierligë, me rezultat 2-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e 16-të.

Por në minutën e 86’ ndodhi një moment interesant, kur në lojë po inkuadrohej mesfushori i ri francez Matteo Gouendouzi, në vend të Granit Xhakës.

Por, spikeri i West Hamit, e ngatërroi Guendouzin me qendërmbrojtësin brazilian David Luiz.

Ai kishte lajmëruar se në lojë do të futej David Luiz, duke e ngatërruar atë për shkak të ngjashmërisë që kanë këta dy lojtarë.