Spektakël nga Liverpooli ndaj Southamptonit

Liverpooli ka dhuruar spektakël ndaj Southamptonit duke e mposhtur me shifrat 4-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 13-të në Premierligë.

Diogo Jota i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 2-të.

Për 2-0 shënoi përsëri sulmuesi portugez Diogo ota në minutën e 32-të.

Për 3-0 shënoi Thiago Alcantara në minutën e 37-të.

Për rezultatin përfundimtar shënoi Virgil van Dijk në minutën e 52-të.

Pas kësaj fitoreje Liverpooli ngjitet në vendin e dytë me 28 pikë.

Kurse, Southamptoni pozicionohet në vendin e 14-të me 14 pikë.