Spanjë – Suedi përfundon pa fitues

Spanja dhe Suedia i kanë ndarë pikët duke barazuar me rezultat 0-0, në kuadër të fazës së grupeve në “Euro 2020”.

Spanja ishte më kërkuese që nga fillimi i ndeshjes deri në fund duke shpërdoruar disa raste të mira për gol.

Suedia u mbrojt gjatë tërë kohës duke tentuar që të dalë në sulm me kundërsulme.

Ndeshjen e radhës Spanja luan ndaj Polonisë më 19 qershor.

Kurse, Suedia do të përballet me Sllovakinë.