Spanjë – Suedi, Lindelof lojtar i ndeshjes

Spanja dhe Suedia kanë barazuar me rezultat 0-0, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në “Euro 2020”.

Mbrojtja e Suedisë ishte në nivel falë qendërmbrojtësit Victor Lindelof i cili ishte një mur i pakalueshëm.

UEFA ka njoftuar se mbrojtësi i Manchester Unitedit është zgjedhur lojtar i ndeshjes.

Suedia ndeshjen e radhës do të luajë ndaj Sllovakisë.