Spanja shënon fitore të lehtë ndaj Rumanisë (VIDEO)

Spanja e ka përmbyllur fazën e kualifikimeve për “Euro 2020”, me fitore të lehtë ndaj Rumanisë me rezultat 5-0.

Fabian Ruiz shënoi në minutën e 8’ për 1-0.

Gerard Moreno në minutën e 33’ e dyfishoi epërsinë pas asistimit të Santi Cazorlas.

Ishte përsëri Moreno që shënoi në minutën e 43’ për 3-0.

Për rezultatin 4-0, Rus shënoi autogol në fundin  e pjesës së parë.

Oyarzabal në fundin e ndeshjes shënoi për rezultatin 5-0.

Pas kësaj fitoreje Spanja pozicionohet në vendin e parë me 26 pikë në Grupin F.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.