Spanja e mbyll pjesën e parë me epërsi prej dy golave ndaj Sllovakisë

Spanja e ka mbyllur pjesën e parë me rezultat 2-0, ndaj Sllovakisë, ndeshje e vlefshme për “Euro 2020”.

Alvaro Morata e kishte mundësinë që t’i kalonte në epërsi spanjollët nga penalltia, por goditjen e tij e priti portieri i Sllovakisë.

Portieri i Sllovakisë u shndërrua në fytyrë tragjike në minutën e 30’ duke shënuar një autogol qesharak për t’i kaluar spanjollët në epërsi.

Laporte shënoi në minutën e 45+3’ për rezultatin 2-0.