Spanja barazon me Poloninë

Spanja dhe Polonia kanë barazuar me rezultat 1-1, ndeshje e vlefshme për “Euro 2020”.

Alvaro Morata shënoi për 1-0 në minutën e 26’ duke i kaluar spanjollët në epërsi.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.

Polonia e barazoi rezultatin me Robert Lewandowskin në minutën e 54’.

Gerard Moreno i Spanjës e humbi penalltinë në minutën e 58’.

Pas këtij barazimi Spanja pozicionohet në vendin tretë me dy pikë.

Kurse, Polonia në vendin e katërt me një pikë.

Në ndeshjen e radhës më 23 qershor Spanja do të takohet me Sllovakinë, kurse Polonia me Suedinë.