Spal – Milan përfundon pa fitues (VIDEO)

Milani ka arritur ta nxjerrë një barazim me rezultat 2-2, në fundin e ndeshjes ndaj Spalit.

Vendasit e nisën furishëm duke kaluar në epërsi në minutën e 13’ me Mattia Valotin.

Sergio Floccari e dyfishoi epërsinë me një supergol në minutën e 30’.

Milani shënoi gol me Calhanoglun në minutën e 37’ por u anulua pas rishikimit të VAR-it për shkak të pozitës jashë loje.

Për vendasit u përkeqësuan punët në minutën e 43’ pasi D’Alessandro u ndëshkua me karton të kuq.

Leao e ngushtoi epërsinë në minutën e 79’.

Golin e barazimit Milani e gjeti në minutën e 90+4’ me autogolin e Vicarit.

Pas këtij barazimi Milani mbetet në vendin e shtatë me 43 pikë.

Kurse Spali mbetet në vendin e 19-të me 19 pikë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.