Spadafora: Seria A mund të rifillojë në mes të qershorit

Ministri i Sportit në Itali, Vincenzo Spadafora ka krijuar më shumë kunfizion sa i përket rifillimit të Serie A.

Federata e Futbollit të Italisë, ka njoftuar të hënën se të gjitha garat e futbollit janë pezulluar deri më 14 qershor, kurse Serie A synonte që ta rifillonte sezonin më 13 qershor, por kjo nuk është e mundur.

Ministri i Sportit, Spadafora, ka thënë se Serie A, mund të nis në mes të qershorit.

“Ne të gjithë shpresojmë se stinori do të vazhdojë sa më shpejtë të jetë e mundur. Por për momentin ne nuk kemi asgjë të sigurt ashtu si ka thënë kryeministri Giussepe Conte”, ka thënë Spadafora.

Vincenzo Spadafora  ka thënë për Italpress se nëse bie numri i rasteve me COVID-19, mund të konfirmohet rifillimi i Serie A.

“Nëse numri i rasteve bie, do të jetë e mundur të konfirmohet data e rifillimit të ndeshjeve të Serie A. Por duhet të shkojmë atje gradualisht, duke lëvizur me maturi dhe përgjegjësi, ashtu si kemi bërë deri më tani, me sakrificën e gjithë italianëve”, ka deklaruar ai.

Ministri i Sportit të Italisë, insiston se po punohet që të përfundohet Serie A, deri në xhiron e fundit e jo vetëm të nis e pastaj të ndërpritet përsëri.

“Nëse një lojtar testohet pozitiv, e kuptoj që është çështje për sportin, por po ashtu do të komprometonte shëndetin e atij personi si dhe personave pranë tij. Për këtë ne po shqyrtojmë secilën zgjidhje. Objektivi nuk është që vetëm të rifillojmë me gara në Serie A, por që gara të shkojë deri në fund”, ka potencuar Spadafora.

 

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!