Southgate rreth racizmit: Kemi parë mbështetje të madhe nga Kosova, e presim këtë edhe nesër në stadium (VIDEO)

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka folur për ndeshjen e nesërme ndaj Kosovës, në konferencë për media, ndeshje e cila luhet prej orës 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, e vlefshme për eliminatoret e “Euro 2020”.

Futbollistët e Kombëtares së Anglisë janë fyer me kore raciste nga tifozët e Bullgarisë dhe Malit të Zi, gjë e cila i ka penguar shumë kësaj kombëtare.

Kurse tifozët kosovarë kanë marrë një iniciativë që me pankarta t’i urojnë mirë se ardhje Kombëtares së Anglisë, e me theks të veçantë Raheem Sterlingut.

Tifozët e Kosovës me mesazhe mikpritëse për Anglinë (Foto)

Për mirëpritjen dhe racizmin ka folur trajneri Southgate, i cili duket se është mahnitur me mikpritjen që iu është bërë Kombëtares së Anglisë në Kosovë.

 

“Ne presim me padurim që të shohim nesër një atmosferë të mirë, një mbështetje të madhe. Ka pasur mbështetje në mediat sociale, parulla të shumta, presim këtë edhe nesër një stadium”, ka thënë fillimisht Southgate.

Trajneri anglez ka thënë se pret me padurim për atmosferën e nesërme në stadiumin “Fadil Vokrri”.

 

“E presim një atmosferë të mirë nesër. Po e presim me padurim atmosferën e nesërme. Kemi parë në rrjetet sociale se si po na mbështesin dhe mirëpresin njerëzit në Kosovë”, ka cekur trajneri anglez.

Kujtojmë se Anglia tashmë e ka siguruar kualifikimin për “Euro 2020”, ndërsa Kosova e ka humbur mundësinë që përmes eliminatoreve të kualifikohet për “Euro 2020”.