Southgate: Na kanë pritur shumë mirë në Kosovë, mezi pres ta shoh atmosferën për ndeshjen e nesërme

Kombëtarja e Anglisë sot ka mbërritur në Kosovë, pasi nesër do të luaj me “Dardanët” prej orës 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndeshja e fundit e eliminatorëve për “Euro 2020”.

Në konferencë për media ka folur trajneri i Anglisë, Gareth Southgate.

Southgate ka thënë se i kanë pritur shumë mirë dhe dëshirojnë të bëjnë një ndeshje të mirë nesër.

“Na kanë pritur shumë mirë që kur kemi zbritur në Prishtinë. Duam të bëjmë një ndeshje të mirë”, ka thënë fillimisht Southgate.

Trajneri i Anglisë ka thënë se në fushë do ta kuptojnë forcën e vërtetë të Kosovës dhe mezi pret që ta shohë atmosferën për ndeshjen e nesërme.

“Ne kualifikimin e kemi të siguruar, por duhet të përmirësohemi në disa aspekte. Në fushë do të kuptojmë forcën e vërtetë të Kosovë. Mezi pres ta shoh atmosferën për ndeshjen e nesërme. Kosova pasi që nuk arriti të kualifikohet do të luaj pa presion andaj kjo ju krijon përparësi Kosovës për fitore”, ka shtuar ai.

Trajneri anglez ka treguar se Joe Gomez dhe Sterling i kanë kaluar problemet qe i kanë pasur ndërmjetvete.

 

“Joe Gomez e ka pësuar një goditje në gju dhe ndaj nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen ndaj Kosovës. Sa i përket çështjes mes Gomez dhe Sterling mund të them se gjithçka është zgjidhur”,