Southgate i lumtur për fitoren ndaj Kroacisë

Anglia e mposhti Kroacinë me rezultat 1-0, në kuadër të fazës së grupeve në Kampionatin Europian “Euro 2020”.

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka folur pas ndeshjes duke i përgëzuar lojtarët e tij për paraqitjen ndaj kroatëve.

Southgate ka deklaruar se është i kënaqur me lojtarët e tij për atë se çka kanë treguar gjatë tërë lojës.

“Jam i lumtur që kemi arritur që këtë pasdite t’i gëzojmë tifozët tanë me këtë fitore. E kemi kontrolluar ndeshjen dhe kemi pasur raste të mira shënimi. Jam i kënaqur me atë se çfarë treguam dhe ky është një fillim i mirë”, deklaroi Southgate.

Anglia ndeshjen e radhës do ta luajë ndaj Skocisë më 18 qershor.

 

Anglia shënon fitore minimale ndaj Kroacisë (VIDEO)