Ilustrim

Sot zhvillohen tre ndeshje në Superligën e Kosovës, vëmendja në duelin Drita-Ballkani

Sot në program janë tre ndeshje në kuadër të javës së katër në BKT Superligën e Kosovës.

Ndeshja kryesore pritet të zhvillohet në Gjilan, ku ekipi i Dritës pritet të këtë një përballje të vështirë kundër Ballkanit të drejtuar nga Bekim Isufi.

Në dy duelet tjera, po ashtu pritet të përballje interesante.

Në Drenas, Feronikeli mirëpret ekipin e inkuadruar sivjet në Superligë Dukagjinin, ndërsa takimi i tretë zhvillohet në Podujevë.

Llapi do të jetë nikoqir i Malishevës, që po ashtu këtë sezon ka hyrë në Superligë nga liga e parë.

Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 16:00.