Sot tërhiqet shorti në Ligën e Kombeve, Kosova mund të luajë ndaj Shqipërisë

Sot kombëtarja e Kosovës, do t’i mësoj kundërshtarët e ardhshëm në Ligën e Kombeve.

Dardanët do të bëjnë pjesë në Ligën C.

Shorti i kësaj gare për edicionin 2020/2021, do të tërhiqet sot prej orës 18:00, në Amsterdam të Holandës.

Kombëtarja e drejtuar nga Bernard Challandes,

Kujtojmë se Kosova, në edicionin e kaluar u pozicionua në vendin e parë në grupin e tretë të Ligës D.

Falë vendit të parë në Grupin 3, Kosova e siguroi kualifikimin për fazën e “play-off-it”, ku mund të kualifikohet në Kampionatin Europian ‘Euro 2020’, ku do të përballet me Maqedoninë e Veriut me 26 mars dhe nëse fiton pas katër ditësh me fituesin e ndeshjes Bjellorusi – Gjeorgji.

Kosova në short do të jetë në vazon e dytë, ku bëjnë pjesë edhe Maqedonia e Veriut, Bjellorusia dhe Qipron.

Në vazon e parë janë Greqia, Shqipëria, Mali i Zi e Gjeorgjia. Pikërisht Shqipëria mund të jetë një kundërshtar i Kosovës.

Në vazon e tretë janë Estonia, Sllovenia, Lituania e Luksemburgu, ndërsa në vazon e katërt Armenia, Azerbajxhani, Kazakistani e Moldavia.

Dardanët në cilin grup që do të jenë brenda Ligës C, do t’i zhvillojnë gjashtë ndeshjeve brenda tre muajve, (Shtator, tetor, nëntor).

Ndeshjet e para : 3–5 shtator 2020

Ndeshjet e dyta: 6–8 shtator 2020

Ndeshjet e treta: 8–10 tetor 2020

Ndeshjet e katërta : 11–13 tetor 2020

Ndeshjet e pesta: 12–14 nëntor 2020

Ndeshjet e gjashta : 15–17 nëntor 2020.