Sot rikthehen emocionet e futbollit në Bundesligë

Pas më shumë se dy muajve, rikthehen emocionet e futbollit në ligat europiane.

Bundesliga do të rikthehet edhe zyrtarisht sot pas dy muajve pezullim për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Xhiroja e 26-të në Bundesligë do të rikthehet sot më 16 maj, prej orës 15:30 me ndeshje interesante.

Ndeshjet e Bundesligës do të luhen pa praninë e tifozëve deri në përfundim të këtij sezoni.

Përballja më interesante e kësaj xhiro pritet të jetë ajo ndërmjet Dortmundit dhe Schalkses e cila nisë prej orës 15:30.

Kujtojmë se edhe ligat tjera europiane kanë planifikuar rikthimin e futbollit në muajin qershor.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!