Sot Kosova U21 përballet me Brazilin

Kombëtarja e Kosovës U21 në hendboll pas humbjes nga Portugalia , sot do të përballet me Brazilin, në kuadër të kampionatit botëror “Spanja 2019”.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00 dhe do të transmetohet drejtpërsëdrejti në RTV21 PLUS.

Kjo është edhe hera e parë që një kombëtare e Kosovës është duke u paraqitur në botëror, kështu duke shënuar një sukses tjetër historik në hendbollin kosovar.

Kosovës në këtë kampionat përveç ndeshjes së sotme i ka mbetur vetëm edhe një ndeshje ajo me Bahreinin, e cila zhvillohet nesër në ora 16:30.

Botërori “Spanjë 2019“ ka filluar më 16 korrik dhe do të përfundojë më 28 korrik./21Media