Sot fillon shitja e biletave për ndeshjen Kosovë-Jordani

Duke nisur nga ora 15:00 në dy pikat e Art Motion, në Pejton si dhe në Grand Hotel në sheshin “Zahir Pajaziti” tifozët e Kosovës mund të pajisen me biletë për ndeshjen kundër Jordanisë që zhvillohet të mërkurën në ora 18:00.

Sipas njoftimit nga Federata e Futbollit të Kosovës, kapaciteti i stadiumit do të jetë 30 % ndërsa një person mund të blejë dy bileta.

‘’Edhe në këtë ndeshje në bazë të masave anti-covid-19 të Qeverisë së Kosovës, do të lejohet 30 % i kapacitetit të stadiumit. Një person mund të blejë deri në 2 bileta me letërnjoftim. Çmimi i biletave do të jetë i njëjtë sikurse ndeshjet e kaluara. Perëndim 20 euro, Lindje 10 euro, Veri-Jug 5 euro.’’ thuhet në njoftimin e FFK-së.

Kosova-Joradani është ndeshje e karakterit miqësor.