Sonte zhvillohet ndeshja Shqipëri U21- Kosovë U21

Sonte me fillim prej orës 19:00, do të përballen Shqipëria U21 dhe Kosova U21, në “Elbasan Arena”, për kualifikimet e “Euro 2021”.

Në këtë ndeshje Shqipëria vjen pas humbjes nga Austria.

Ndërsa Kosova vjen pas humbjes nga Anglia.

Shqipëria pozicionohet në vendin e pestë me dy pikë nga katër ndeshje.

Kurse Kosova në vendin e tretë me gjashtë pikë në Grupin 3.