Sonte zhvillohet finalja e Supërkupës mbarëkombëtare ndërmjet Prishtinës dhe Penzës

Sonte do të zhvillohet ndeshja finale e Supërkupës mbarëkombëtare në konkurrencën e vajzave në qytetin e Vlorës.

Në finale do të përballen ekipet nga Kosova, Prishtina dhe Penza e Pejës.

Kjo ndeshje do të nis nga prej orës 19:00 dhe luhet në Vlorë.

Prishtina në gjysmëfinale shënoi fitore ndaj Partizanit të Tiranës me rezultat 73:76, ndërsa Penza e mundi Flamurtarin e Vlorës me shifrat 70:79.

Liga Unike si organizatore e këtij organizimi ka bërë të ditur se në fund të muajit tetor do të fillojë edhe Liga Unike në të dy konkurrencat.

‘’ Kjo është hera e parë që organizohet Superkupa Mbarëkombëtare nga Liga Unike, duke bashkuar kampionët dhe fituesit e Kupave nga të dy shtetet, kurse në fund të muajit Tetor do të fillojë edhe Liga Unike, kësaj radhe në të dyja konkurrencat’’ thuhet në njoftimin për media të Ligës Unike në rrjetin Social Facebook.