Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me ndeshje interesante

Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me ndeshje interesante në kuadër të rrethit të katërt në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Sot do të zhvillohen tetë ndeshje në dy terminë të ndryshme.

Krasnodar – Sevilla dhe Rennes – Chelsea, luhen nga ora 18:55, kurse gjashtë ndeshjet tjera nga ora 21:00.

Ndeshje interesante pritet të jetë ajo mes Paris Saint-German dhe Leipzigut. Francezët kërkojnë fitoren pas humbjes para dy javëve ndaj gjermanëve. Vetëm fitorja Parisit do t’i kryente punë për të mbetur në garë për ta kaluar grupin, në të kundërtën do t’i zbeheshin gjasat shumë.

PSG, pas tri ndeshjeve ka dy humbje dhe një fitore.

Dinamo e Kievës do ta pres në shtëpi Barcelonën, duke kërkuar që t’i hakmerret pas humbjes me rezultat 2-1, para dy jave.

Juventusin e pret punë e lehtë ndaj hungarezëve të Farencvarosit.