Foto: Federata e Basketbollit të Kosovës

Sonte Kosova ndeshet me Britaninë e Madhe në basketboll

Sonte në sallën ‘Minatori’ të Mitrovicës, basketbollistët e Kosovës i pret beteja e madhe kundër Britanisë së Madhe.

Kjo ndeshje është e rëndësishme për kualifikimet në Eurobasket 2021.

Kosova në rast të fitores do të rriste gjasat për kualifikim pas humbjes nga Luksemburgu. Pikërisht me Luksemburgun do të përballet më 14 gusht, sërish në “Minatori” të Mitrovicës. Dhe pastaj do të jetë mysafir i Britanisë së madhe më 17 gusht.

Nga ky grup vetëm fituesi kualifikohet në rrethin e ardhshëm të Eurobasket 2021.

Ndeshja do të nisë me fillim nga ora 20:30 ndërsa çmimi i biletave është 2 euro.

Kosova gjendet në grupin G, së bashku me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe. Luksemburgu kryeson grupin me 2 pikë, Kosova radhitet e dyta me 1 pikë kurse Britania e Madhe është e treta me 0 pikë pasi ende nuk është ndeshur me asnjërën nga dy kombëtaret.