Sonte gjysmëfinalja e dytë Belgjikë - Francë

 

Pas sfidës së djeshme ku Spanja mposhti Italinë në gjysmëfinalen e parë në kuadër të Ligës së Kombeve ku edhe sigurojë finalen, sonte pritet të zhvillohet edhe gjysmëfinalja e dyte ndërmjet Belgjikës dhe Francës.

Në 74 përballjet në mes tyre, kombëtarja belge ka bilance më të mirë se francezët. Prej 74 takimeve, Belgjika ka 30 fitore , Franca ka 25 fitore ndërsa 17 takime kanë përfunduar me barazim.

Ndeshja Belgjikë – Francë zhvillohet në stadiumin e Juventusit dhe nis prej orës 20:45.

Gjyqtari kryesor i këtij takimi pritet të jetë, gjermani Daniel Sibert.

Në ndeshjen e fundit në mes Belgjikës dhe Francës, që është zhvilluar me 10 korrik të vitit 2018 ekipi Francez kishte shënuar fitore me rezultat 1 me 0.