Solskjaer u thotë lojtarëve: Shkarkohem nëse na mposht Tottenham

Manchester United dhe Tottenham, do të përballen të mërkurën prej orës 21:00, ndeshje e vlefshme për xhiron e 15-të në Premierligë.

United në xhiron e kaluar barazoi me Aston Villën me rezultat 2-2, dhe tani pozicionohet në vendin e nëntë me 18 pikë.

Gazeta e njohur angleze “The Sun”, shkruan se trajneri Ole Gunnar Solsjkaer i ka thënë lojtarëve të tij se nëse nuk fitojnë ndaj Tottenhamit të mërkurën ai mund të shkarkohet nga posti i trajnerit në Manchester United.

Sipas kësaj gazete Solskjaer i ka thënë lojtarëve të tij se tani është koha më e keqe që të përballen me Tonttenhamin, pas rikthimit të Mourinhos.

Kujtojmë, se Tottenhami e ka rigjetur formën e mirë nën drejtimin e Jose Mourinhos, duke i shënuar tri fitore në tri ndeshje.