Solskjaer flet për barazimin ndaj Liverpoolit

Manchester United dhe Liverpool, barazuan me rezultat 1-1, në kuadër të xhiros së nëntë në Premierligë.

Ky barazim më shumë i konvenoi Liverpoolit, pasi arriti të shënoj golin e barazimit në minutën e 85’.

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka folur pas ndeshjes, duke thënë referët lejuan sot që të zhvillohet derbi ashtu siç i ka hije.

“Nuk ndodh shpesh t’i përgëzoj referët, por ai sot lejoi të zhvillohej derbi siç i ka hije. Nuk ishte nga ato ndeshje ku nuk guzon ta prekësh kundërshtarin. Faulli? Po ta pyesnit Roy Keane, nuk besoj se do e quante edhe faull“, ka thënë Solskjaer.

Timonieri i “Djajve të Kuq”, e ka komentuar edhe rastin e golit të Unitedit, kur e shënuan nga kundërsulmi, e në këtë rast Liverpool kërkuan faull ndaj Origit.

Solskjaer ka ironizuar duke thënë se ata nuk luajnë basketboll.

 

“Ska shanca. Ne nuk luajmë baketboll“, ka thënë Solskjaer.