Sneijder: Italia është favorite për ta fituar titullin

Kombëtarja e Italisë i ka magjepsur të gjithë njohësit e futbollit me futbollin e treguar gjatë fazës së grupeve në “Euro 2020”.

Itlianët fituan ndaj Uellsit, Zvicrës dhe Turqisë duke i shënuar 7 gola dhe duke mos pranuar asnjë.

“Azzurët”, në 1/8 e finales do të përballen me Austrinë nga ora 20:45.

Ish-futbollisti i Interit, Wesley Sneijder, shprehet se Italia është kombëtarja favorite për ta fituar këtë kampionat.

“Për mua, Italia është favorite për ta fituar titullin. Po luajnë futboll bindës dhe kanë bërë shumë progres”, ka thënë Sneijderi për NOS.