Kosovë - Slloveni. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Sllovenia e mbyll pjesën e parë me epërsi minimale ndaj Kosovës (FOTO)

Sllovenia e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi minimale 0-1.

Golin e vetëm në 45 minutëshin e parë e ka shënuar Haris Vuckic në minutën e 22’.

Arbër Zeneli në minutën e 34’ e bën goditjen e parë në drejtim të portës së Sllovenisë.

Leart Paqrada goditi fortë nga gjuajtja e lirë në minutë ne 41’, goditjen e tij e priti Oblak.

Bersant Celina po ashtu goditi fortë në minutën e 43’, por përsëri u tregua i vëmendshëm Jan Oblak.

Kjo ndeshje është duke është duke u luajtur në kuadër të Grupit 3, të Ligës C, në Ligën e Kombeve.

Kosovë – Slloveni, është duke u luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”.

 

Kosovë – Slloveni. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Kosovë – Slloveni. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Kosovë – Slloveni. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com