Skuadra e njohur portugeze luajti me 9 lojtarë ndaj Benficës

Skuadra e njohur portugeze Belenenses u detyrua ta nis lojën me 9 lojtarë ndaj Benficës në kuadër të Ligës së Portugalisë.

Belenenses hyri në lojë me 9 lojtarë duke i pësuar shtatë gola në pjesën e parë.

Arsyeja që skuadra vendas u nisi lojën me 9 lojtare ishte pasi 17 lojtar ishin infektuar me COVID-19.

Benfica u tregua e pamëshirshme në pjesën e parë duke shënuar gola pa ndalë prej minutës së parë deri në minutën e 45-të.

Në pjesën e dytë u lënduan dy lojtarë të skuadrës vendase duke bërë që të mbesin në fushë vetëm me 7 lojtarë.

Pas disa minutave pasi nisi pjesa e dytë, gjyqtari i ndeshjes e përfundoi ndeshjen në respekt për ekipin vendas.