Skuadra e Dritës rezulton negative në testet për COVID-19

Skuadra e Dritës i ka marrë rezultatet për e testimeve për COVID-19.

Kampionëët e Kosovës kanë dalë negativ në testet për coronavirus, ka njoftuar Drita.

“Dalin rezultatet e testeve per COVID-19. Dje klubi jone i është nënshtruar testeve ne prag te ndeshjes me Sileksin ne kuader te Europa League dhe sapo kemi marr rezultatet e testeve per COVID-19 dhe te gjithe kemi rezultuar NEGATIV. Jemi gati per ndeshje!”, thuhet në njoftimin e Dritës.

Drita do të luajë ndaj Sileksit në Shkup më 17 shtator në kuadër të ruandit të tretë kualifikues në Ligën e Europës.