Sileksi – Drita, mbyllet pjesa e parë (FOTO)

Ka përfunduar pjesa e parë mes Sileksit dhe Dritës me rezultat 0-0, ndeshje e cila po luhet në kuadër të rrethit të dytë në Ligën e Europës.

Pjesa e parë ishte e barabartë duke u treguar të dy skuadrat të kujdesshme.

Skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu ka bërë paraqitje më të mirë në këtë ndeshje duke i bërë dy goditje në drejtim të portës, kurse Sileksi vetëm një.