Shumica e federatave sportive i mbajnë zgjedhjet para zgjedhjeve në Komitetin Olimpik të Kosovës

 

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes një qarkoreje i kishte udhëzuar federatat sportive që më së largu deri më 28 mars të vitit 2021 t’i mbanin Kuvendet e Rregullta Zgjedhore për ciklin olimpik 2021-2024.

“Pas përfundimit të kuvendeve (të rregullta e zgjedhore të klubeve, nën monitorimin e federatave sportive përkatëse dhe komunave përkatëse), gjatë muajit shkurt e më së largu deri më 28 shkurt mbahen kuvendet e rregullta dhe ato zgjedhore të federatave nën monitorimin e MKRS dhe KOK-ut”, shkruhej në qarkoren e MKRS-së.

Zgjedhjet për kryetarin e ri në Komitetin Olimpik të Kosovës, pritet të mbahen më 25 mars 2021.

Kryetari aktual i KOK-ut, Besim Hasani, nënkryetarja e Federatës së Basketbollit, Linda Shala dhe kryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës, Ismet Krasniqi, janë pretendentë për ta marrë drejtimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Aktualisht 45 Federata sportive janë nën ombrellën e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Deri më tani 16 mars 2021, 41 federata sportive i kanë mbajtur Kuvendet e Rregullta Zgjedhore për ciklin olimpik 2021-204.

Komiteti Olimpik i Kosovës, për KALLXO.com, ka konfirmuar deri tani 41 federata sportive i kanë mbajtur Kuvendet e Rregullta Zgjedhore.

“Federatat që i kanë mbajtur Kuvendet e Punës dhe Zgjedhore janë si ne vijim: Atletika, basketbolli, boksi, çiklizmi, gjimnastika, hendbolli, karate, lundrimi, mundja, peshëngritja, pingpongu, skitaria, shigjetaria, taekwondo, tenisi, volejbolli, xhudo, aeronautika, autosportet, bjeshkataria alpiniste, boulingu, shahu, bodybuilngu, kickboxi, minigolfi, golfi, sporti universitar, muaythai, Federata Sportive e Punëtorëve, kajakimi, motoçiklizmi, pikado, e-sportet, artet marciale, triatloni, skermës, tekballi, Kerlingu, Bilardo, pentatloni modern, sporti shkollor”, thuhet në përgjigjen e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Federatat e Notit, Badimintonit dhe Ragbit, priten t’i mbajnë Kuvendet e Rregullta Zgjedhore para 25 marsit.

KALLXO.com, ma mësuar se Federata e Notit dhe ajo e Badmintonit, do t’i mbajnë kuvendet e rregullta më 20 mars (të shtunën), kurse ende jemi në pritje të përgjgjes nga Federata e Ragbit e Kosovës.

“Shumica e federatave sportive i kanë mbajtur Kuvendet e Punës dhe Zgjedhore, ndërsa Federatat e Notit, Badmintonit dhe Ragbit të Kosovës, kanë paralajmëruar se do t’i mbajnë Kuvendet para datës 25 mars 2021, kur do të mbahet Asambleja e Punës dhe Zgjedhore e KOK-ut. Kuvendi i Federatës së Notit të Kosovës ishte paraparë të mbahej më 13 mars 2021, por u shty për një javë”, thuhet në përgjigjen e KOK-ut për KALLXO.com.

Federata e vetme e cila nuk do të mbajë zgjedhje është ajo e futbollit.

“45 federata në total, 4 nuk i kanë mbajtur bashkë me futbollin, të tjerat i kanë mbajtur”, tregon Komiteti Olimpik i Kosovës, për KALLXO.com.

 

MKRS kërkon zgjedhje në të gjitha federatat sportive