????????????????????????????????????

Shtyhet ndeshja Prishtina – Drita

Prishtina – Drita, ishte paraparë që të luhej të dielën nga ora 13:30, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kaudër të xhiros së tretë në Superligë.

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, ka vendosur ta shtyjë ndeshjen Prishtina – Drita, e cila ishte paraparë të luhej më 27 shtator nga ora 13:30.

Arsyeja e shtyrjes së kësaj ndeshje është pasi Drita, gjatë ditës së sotme luan në rrethin e tretë në Ligën e Europës ndaj Legia Varshavës.

Kjo ndeshje pritet të luhet në një termin tjetër i cili ende nuk është bërë i ditur.

????????????????????????????????????