????????????????????????????????????

Shtyhet ndeshja Drita – Llapi

Ndeshja e mbetur e javës së parë ndërmjet Dritës dhe Llapit, ishte paraparë që të zhvillohet këtë të shtune më 10 tetor është shtyrë për më vonë.

Federata e Futbollit e Kosovës, ka njoftuar se arsyeja e shtyrjes së kësaj ndeshje është bërë me kërkesë të Llapit, skuadër e cila i ka dy lojtarë të angazhuar me Kombëtaren e Kosovës U21 për ndeshjet ndaj Austrisë dhe Andorrës.

Komisioni i Garave pritet që ta caktojë një termin të ri për këtë ndeshje.

Ndërkohë, ndeshja tjetër e mbetur Drita-Trepça’89 do të zhvillohet në terminin e paraparë, më 14 tetor, në orën 14:00.