Shtyhet ndeshja Aston Villa – Everton, për shkak të rasteve me coronavirus

Ndeshja mes Aston VIllës dhe Evertonit është shtyrë për një afat të pacaktuar për shkak të rasteve me coronavirus te Villa.

Premierliga ka njoftuar se ka aprovuar kërkesën e Aston Villës për ta shtyrë ndeshjen, pasi shumica e lojtarëve të kësaj skuadre janë të infektuar me COVID-19.

“Si rezultat, bordi i Premier Leagues ka aprovuar kërkesën e Aston Villas për ta shtyrë ndeshjen e të dielës”, thuhet nga Premier League.

Kompleksi stërvitor i Aston Villës mbetet i mbyllur për shkak të rasteve me COVID-19, te ky klub.