'Shqiponja' pejane kthehet në fole

Basketbollisti pejan, Dardan Berisha, është rikthyer në skuadrën e qytetit prej nga vjen, KP Peja.

Njoftimin e ka bërë faqja e grupit të tifozëve nga ky qytet “Shqiponjat”.

“Dardan Berisha është rikthyer në shtëpinë e tij, në Karagaç të Pejës. Ai ka nënshkruar kontratë për sezonin aktual dhe sezonen 20/21”, thuhet në njoftimin të cilën e kanë publikuar në Facebook.

Paraqitja e parë e Dardan Berishës me ish-klubin e tij do të jetë të mërkurën para “Shqiponjave” në “Karagaç”.

“Debutimi i tij do të jetë me datë 8 Janar në ndeshjen kundër Rozhajes në kuadër të BIBL në Pejë ku edhe do të prezentohet para publikut”, thuhet më tej në njoftim.

Dardan Berisha është njëri prej basketbollistëve më të mirë aktual në Kosovë. Ai së fundëmi ka luajtur për skudrën kryeqytetase, Sigal Prishtina, ndërsa më herët ka luajtur edhe në liga të tjera.

?THE RETURN OF THE KING?Dardan Berisha është rikthyer në shtëpinë e tij, në Karagaç të Pejës. Ai ka nënshkruar…

Publiée par KB Peja – Shqiponjat sur Vendredi 3 janvier 2020