Shqipëria U21 e mposht Kosovën U21 (FOTO)

Shqipëria U21 e ka mposhtur Kosovën U21, me rezultat 2-1, ndeshje e vlefshme për kualifikimet e “Euro 2021”.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0.

Në pjesën e dytë Shqipëria kaloi në epërsi në minutën e 76’ me Shaqir Tafën.

Epërsinë për vendasit e dyfishoi Arbnor Muçolli në minutën e 81’.

Për Kosovën golin e vetëm e shënoi zëvendësuesi Blendi Baftiu në minutën e 90’.

Pas kësaj humbje Shqipëria U21 pozicionohet në vendin e katërt me pesë pikë.

Kurse Kosova U21 mbetet në vendin e tretë me gjashtë pikë.