
Shqipëria shënon fitore të madhe ndaj Kazakistanit
15.11.2020 - 19:52
Shqipëria ka shënuar fitore me rezultat 3-1, ndaj Kazakistanit, në kuadër të Grupit 4, të Ligës C, në Ligen e Kombeve.
Sokol Cikalleshi shënoi për 1-0, në minutën e 16.
Për 2-0, shënoi Ardian Ismajli në minutën e 23’.
Mysafirët e ngushtuan epërsinë në minutën e 25’, me një supergol të Aibol Aibikenit.
Pas kësaj fitoreje Shqipëria pozicionohet në vendin e dytë me tetë pikë, dy pikë më pak se Bjellorusia që është vendin e parë.
Në ndeshjen e radhës, Shqipëria e pret Bjollurusinë më 18 nëntor.