Shqipëri – Bjellorusi, notat e lojtarëve

Shqipëria ka shënuar fitore me rezultat 3-2, ndaj Bjellorusisë, ndeshje e vlefshme për Grupin 4, në Ligën C në kuadër të Ligës së Kombeve.

Pas kësaj fitoreje Shqipëria e ka siguruar vendin e parë në grup, vend që e ngritë një ligë më lartë për edicionin e ardhshëm, Ligën B.

Uebfaqja e statistikave, Ëhocored.com, ka publikuar notat e lojtarëve.

Lojtari i ndeshjes është vlerësuar Rey Manaj, me notën 8.5. Manaj në këtë ndeshje shënoi një supergol dhe fitoi penalltinë të cilën e konvertoi në gol Cikalleshi.

Me notë të lartë u vlerësua edhe Cikalleshi 8.2.