Shkodran Mustafi kërkon falje pas gabimit ndaj Chelseat

Skuadra e Arsenalit, të mërkurën ndaj Chelseat, mbeti me një lojtar më pak prej minutës së 26’, pasi David Luiz u ndëshkua me karton të kuq.

Ndëshikimi i Luizit me të kuq erdhi pas gabimit të Shkodran Mustafit i cili e ktheu topin në drejtim të portierit Bernard Leno.

Arsenal edhe pse me një lojtar më pak, arriti që të nxjerrë një barazim me rezultat 2-2, ndeshje e vlefshme për xhiron e 24-të në Premierligë.

Mustafi, sot i ka kërkuar falje fansave të Arsenalit për gabimin e bërë. Ai po ashtu i ka kërkuar falje David Luizit.

“Jam i lumtur dhe krenar të kemi një ekip të madh që luftoi me mua 90 minuta, pas gabimit tim që, jo vetëm se ndikoi te goli i parë, por po ashtu e përjashtoi David Luizin (më fal David!). Nuk dorëzohemi kurrë, luftojmë me pasion dhe qëndrojmë të bashkuar”, ka shkruar Shkodran Mustafi.