Foto: Rtv21

Shkëndija shkarkon trajnerin

Kampioni aktual i Maqedonisë së Veriut, klubi nga Tetova, Shkëndija, ka shkarkuar Qatip Osmanin nga detyra e trajnerit.

Këtë vendim klubi kuqezi e ka marrë shkaku i rezultateve negative në garat kualifikuese europiane dhe në kampionatin maqedonas.

Shkëndija ka njoftuar se ka vendosur të ndërpres bashkëpunimin me trajnerin Qatip Osmani, ndërsa ushtrues detyre do të jetë Erhan Selimi.

Deri te shkarkimi erdhi pasi klubi tetovar ka zhgënjyer në këtë fillim sezoni, duke marrë vetëm një pikë nga katër ndeshje dhe gjendet në vendin e fundit në tabelë. /TV21